SPAK thyen heshtjen pas interesit të mediave botërore: Nuk hetojmë Jared Kushner, por kemi regjistruar një hetim
Mediat ndërkombëtare kanë shfaqur interes të madh për projektet në bregdetin shqiptar, të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, dhe kanë sjellë një breshëri pyetjesh për Prokurorinë e Posaçme. Fox News, CNN, The New York Times, CBS News, The Times, Anadolu Agency dhe disa të tjera kanë kërkuar konfirmim nëse Prokuroria e Posaçme po heton projektet turistike në Sazan, Zvërnec apo Vjosë-Nartë, ndryshimet ligjore të vitit 2024, si edhe transaksionet e tokave në këto zona. Në përgjigje, SPAK ka theksuar se nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me Jared Kushner apo ndonjë projekt të lidhur me të. SPAK ka sqaruar se ka regjistruar një hetim, por ai nuk lidhet me objektin e pyetjeve të mediave, ndërsa për shkak të sekretit hetimor nuk mund të bëhen publike detaje të tjera në këtë fazë. Në një prej përgjigjeve, SPAK ka mohuar...
Burimi:
sot.com.al