SPAK deklaron se vijojnë hetimet për masakrën e “21 janarit”, kërkohet dëshmia e Arvizut, ja çfarë tha…
Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, është pyetur dje mbi ecurinë e hetimeve për masakrën e “21 janarit”. Braho konfirmoi se çështja mbetet në hetim, duke shmangur komentet e mëtejshme mbi detajet e procesit. Deputeti i Partisë Socialiste, Pacaj, vuri theksin te koha e gjatë e kaluar që nga ngjarja. “Jemi 16 vjet pas 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në mes të Tiranës. Autorët kryesorë po sfidojnë si drejtësinë e re ashtu edhe të vjetër. A do të kemi drejtësi për 21 janarin, që të paktën prindërit e Aleks Nikës të shohin drejtësi?”, u shpreh ai. Në përgjigje, Braho u kufizua në deklaratën se “çështja është në hetim dhe hetimet vazhdojnë”. Në të njëjtën seancë, deputeti demokrat Gent...
Burimi:
sot.com.al