Sot dita e 70-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama, jep dorëheqjen!
Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së ditës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë nisur në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë. “Rama, jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve kryesore që shoqëron protestuesit në marshimin drejt Kryeministrisë. Qytetarët pritet të grumbullohen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën dhe kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale. Protesta e sotme shënon ditën e 70-të të qëndresës qytetare, e cila sipas organizatorëve nisi fillimisht si reagim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, por më pas u shndërrua në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike. Pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime të thella politike dhe institucionale,...
Burimi:
sot.com.al