Sot afati i fundit për dorëzimin e DIVA-s, paralajmërohen gjoba për vonesat

Sot afati i fundit për dorëzimin e DIVA-s, paralajmërohen gjoba për vonesat

Data 31 mars 2026 shënon afatin përfundimtar për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA), ndërsa autoritetet tatimore kanë konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të këtij afati ligjor. Sipas Administrata Tatimore, çdo deklarim i vonuar do të penalizohet me një gjobë vjetore prej 3 mijë lekësh, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bëri të ditur se deri më 30 mars, rreth 130 mijë tatimpagues kanë dorëzuar deklaratën, ndërsa pritet që numri total të arrijë në rreth 180 mijë. Kush ka detyrim për dorëzimin e DIVA-s Sipas sqarimeve zyrtare, detyrimin për plotësimin e deklaratës e kanë: individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë nga punësimi gjatë vitit 2025; personat fizikë dhe juridikë që...