SOS NË VLORË/ Aeroporti kthehet në arenë përplasjesh, kompanitë në luftë, shteti hesht

SOS NË VLORË/ Aeroporti kthehet në arenë përplasjesh, kompanitë në luftë, shteti hesht

Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, po kthehet në një vatër të hapur konflikti.Ajo që deri dje dukej si një mosmarrëveshje mes ortakësh, sot po merr përmasat e një krize serioze institucionale, ku përplasjet nuk zhvillohen vetëm në sallat e gjyqit, por edhe në terren, në portat e kantierit.Sipas raportimeve mediatike, në kantierin e Aeroportit të Vlorës janë shënuar sërish tensione mes dy palëve të përfshira në projekt: kompanisë MABCO, e lidhur me biznesmenin Behgjet Pacolli, dhe 2A Group, e lidhur me Valon Ademin. Raportohet se punonjës dhe nënkontraktorë të MABCO-s janë penguar të hyjnë në kantier nga policia private e kompanisë “Vlora International Airport”, ndërsa punëtorët dhe mjetet e 2A Group kanë vijuar punën brenda aeroportit. Kjo...