Zyrtarja e AZHT-së sqaron zhvillimin në Zvërnec: S’ka ende projekt përfundimtar! Ka vetëm 2 leje…

Zyrtarja e AZHT-së sqaron zhvillimin në Zvërnec: S’ka ende projekt përfundimtar! Ka vetëm 2 leje…

Protestat dhe zhvillimi i një projekti pranë Zvërnecit ishin në fokus të emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tv Klan. Pasi u ndanë shqetësimet e banorëve dhe aktivistëve, të cilët kundërshtojnë ndërhyrjen në zonën pranë lagunës së Nartës, duke paralajmëruar pasoja të mundshme mjedisore, si dhe qëndrimi i disa investitorëve që pretendojnë se projekti do të sjellë 30% më shumë pemë në zonë, ishte një e ftuar në studio që sqaroi më shumë detaje mbi atë se çfarë po ndodh. Artemis Poshi, përgjegjëse e Sektorit Juridik në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHK) dha sqarime mbi statusin aktual të projektit dhe procedurat administrative që po ndiqen. Sipas saj, pranë Agjencisë janë paraqitur dy leje: një leje zhvillimi dhe një leje ndërtimi infrastrukture. Por Poshi...