Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të rinjtë që kanë vendosur të vijojnë studimet e larta duhet të aplikojnë në faqen zyrtare të portalit U-Albania nga data 27 korrik deri më 1 gusht 2026. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, sqaron se, ashtu si çdo vit, ky proces nis me pagesën e tarifës së aplikimit për në universitet prej 2 000 lekësh. Detyrimi duhet të kryhet nga data 3–26 korrik. “Portali është i hapur dhe do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës. Pas datës 20 priten të na vijnë të dhënat, që është pjesa e notave për tre vitet e gjimnazit dhe notat e maturës. Nga data 21–22, maturantët deri më datën 27 do të kenë akses për të parë të dhënat...