Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet nesër për të miratuar projektvendimin, i cili parashikon dhënien e bonusit të qirasë për familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan si pasojë e zjarrit të datës 14 prill në godinën “Arlis Ndërtim”, në rrugën e Dibrës në Tiranë. Në projektvendim parashikohet dhënia e ndihmës financiare prej 40 000 mijë lekësh në muaj, deri në rikonstruksionin e banesave të tyre. Për të përfituar këtë ndihmë, individët dhe familjet duhet të plotësojnë dhe të depozitojnë pranë Njësisë Administrative ose Lagjes përkatëse dokumentacionin e kërkuar. Konkretisht banorët duhet të depozitojnë: Dokument identifikimi i aplikuesit dhe dokumentacion që vërteton të drejtën e pronësisë mbi objektin e dëmtuar; Certifikatë familjare; Deklaratë për vërtetësinë e të dhënave, sipas aneksit nr. 1, bashkëlidhur këtij...