Vlora nis fort sezonin, turistët e huaj dominojnë në bregdetin e jugut, prenotimet rriten deri në 30%
Në fund të muajit maj, qyteti i Vlorës është mbushur me turistë, kryesisht të huaj, ndërsa operatorët turistikë flasin për një nisje të mbarë të sezonit turistik. “Sot mund të themi se muajt mars, prill dhe maj kanë sjellë një numër të lartë turistësh. Rreth 90% e tyre kanë qenë të huaj. prenotimet deri tani rezultojnë 25-30% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, shprehet Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë të qarkut të Vlorës. Një tjetër trend i këtij sezoni janë turistët francezë. Bedinaj thotë se përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Vlora deri në Radhimë pritet të dëgjohet gjuha frënge. Ndërkohë që shqetësimi kryesor për operatorët turistikë mbetet infrastruktura. Menaxherët në hotele që synojë një sezon gjithëvjetor thonë se...
Burimi:
javanews.al