VIDEO / Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit Chit Lin Maung nga Myanmari
Gjithnjë e më shumë të rinj nga vendet e Azisë po zgjedhin Shqipërinë si një destinacion për të punuar dhe jetuar si edhe për të krijuar eksperienca të reja. Një prej tyre është edhe Chit Lin Maung, 22-vjeçari nga Myanmar i Azisë Juglindore, i cili prej gati një viti jeton dhe punon në Sarandë. Chit Lin Maung ka ardhur në Shqipëri përmes një agjencie pune, pas eksperiencës që kishte në Dubai. Ai tregon se zgjodhi Sarandën për shkak të mundësive më të mira të punës dhe kushteve më të përshtatshme. Aktualisht punon si banakier dhe shprehet i kënaqur me ambientin ku jeton dhe punon. “Unë jam nga Myanmari dhe punoj këtu në Sarandë prej një viti. Më parë kam qenë në Dubai. Atje dëgjova për...
Burimi:
javanews.al