Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, temperaturat arrijnë deri në 36°C, ja ç’do ndodh nga premtja

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, temperaturat arrijnë deri në 36°C, ja ç’do ndodh nga premtja

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga temperatura të larta gjatë ditëve në vijim, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë pranë 36 gradë Celsius në shumë zona të vendit. Kështu u shpreh sinoptikani Hakil Osmani gjatë një lidhjeje Skype në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”. Sipas Osmanit, rritja e temperaturave do të ndihet jo vetëm gjatë orëve të mesditës, por edhe në orët e para të mëngjesit. Temperaturat maksimale do të jenë rreth 6 gradë Celsius mbi mesataren klimatike për këtë periudhë të vitit. “Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë të larta, duke bërë që jo vetëm në orët e para të ndihet rritja e temperaturave të ajrit, por edhe që maksimumi në rang teritorior të arrijë shumë pranë vlerës 36 gradë Celsius, që...