“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Europë

“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Europë

Saranda është renditur në krye të katër destinacioneve më të lira bregdetare në Evropë për verën e vitit 2026. Me ardhjen e sezonit veror, shumë prej destinacioneve më të njohura turistike të Evropës, si bregdeti i Amalfit në Itali apo ishulli grek i Santorinit, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota. Megjithatë, sipas revistës së udhëtimeve “Travel Off Path”, pushimet verore në Evropë nuk duhet domosdoshmërisht të shoqërohen me shpenzime të mëdha. Revista ka renditur katër destinacione bregdetare që ofrojnë ujëra të kristalta, atmosferë të gjallë, trashëgimi historike dhe çmime të përballueshme. Në krye të listës përmendet Saranda, ndërsa pjesë e renditjes janë gjithashtu Qiproja Veriore, Varna në Bullgari dhe Kalymnos në Greqi. Sipas artikullit, Saranda mund të mos jetë më “sekreti...