TikTok-u rrit divorcet, avokatja: Mësuesja në Tiranë kyçte burrin dhe fëmijët për të dalë live…

TikTok-u rrit divorcet, avokatja: Mësuesja në Tiranë kyçte burrin dhe fëmijët për të dalë live…

Shpesh, shkaqet e divorceve janë ose tradhtia, ose ekonomia, mirëpo zhvillimi teknologjik duket se po “fut këmbët” mes çifteve shqiptare. E kemi fjalën për rrjetet sociale, veçanërisht për TikTok-un. Avokatja, Aurora Marku, e ftuar sot në “Aldo Morning Show”, sqaron se TikTok-u ka sjellë shumë divorce në vendin tonë, teksa ka ndarë dhe eksperiencën e saj me një çift që u nda për shkak të këtij rrjeti social. Në eksperiencën e avokates, një mësuese gjimnazi në Tiranë kishte varësi ndaj TikTok-ut, gjë që ndikoi në mirëqenien e familjes së saj. Ka qenë bashkëshorti ai që kërkoi zgjidhjen e martesës, pasi gruaja kyçte burrin dhe fëmijët e saj për t’u futur live në TikTok me orë të tëra. “Unë kisha një rast që fatmirësisht e mbylla,...