Sot provimi i Matematikës, mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot testit të Matematikës. Ky është provimi i tretë që zhvillohet, ndërsa më më 23 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij me zgjedhje, duke i hapur rrugë kështu vijimit të tyre në arsimin e lartë. Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore. Ministrja Mirela Kumbaro u ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi të gjithë maturantët që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe stafeve të institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi. “Një ditë...
Burimi:
javanews.al