Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin
Këtë të shtunë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, pa ndikuar në ecurinë e motit. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
Burimi:
javanews.al