Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka njoftuar se, për shkak të numrit të lartë të kërkesave për tërheqjen e pensioneve dhe shpërblimit të fundvitit 2025, është hapur përkohësisht sistemi i pagesave të pensioneve. Sipas njoftimit, afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të fundvitit është 30 qershor 2026. Për të përballuar fluksin e qytetarëve, të gjitha qendrat paguese të Postës Shqiptare do të qëndrojnë të hapura edhe sot, deri në orën 14:00, duke u dhënë mundësi pensionistëve të tërheqin si pensionin, ashtu edhe shpërblimin e fundvitit brenda afatit të përcaktuar.