Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

Nëse ke ende një kredi për të shlyer dhe të ndodh diçka e papritur me jetën, shëndetin apo vendin tënd të punës, me të ardhurat e tua apo me fuqinë tënde paguese për shlyerjen e një kredie, a do të doje që barra e rëndë e borxhit të pashlyer të mbetej mbi supet e njerëzve të cilët ti do më shumë? A do të pëlqente t’i vishje ata me peshat e rënda të një borxhi?! T’ua rrezikoje stabilitetin financiar? Shtëpinë? Pronën? Nëse përgjigjja që të vjen më natyrshëm është “Jo”, të lutem lexoje deri në fund këtë artikull ndërgjegjësues në kuadër të edukimit financiar. Përmes këtyre radhëve synojmë të shpjegojmë se pse PPI (Payment Protection Insurance), i njohur në shqip si sigurimi i jetës së...