Si ta dalloni gjarprin helmues? Eksperti tregon shenjat dhe këshillat që mund t’ju shpëtojnë jetën
Me rritjen e temperaturave shtohen edhe rastet e hasjes së gjarpërinjve në natyrë. Njohja e llojeve të tyre dhe mënyra e reagimit në rast pickimi mbetet e rëndësishme për sigurinë e çdo individi. Zoologu Rrok Smajlaj shpjegon si mund të dallohen gjarpërinjtë helmues nga ata jo helmues. “Vetëm familja e nepërkës te ne është e rrezikshme. Zakonisht, nepërkat e kanë kokën në formë trekëndëshe, të shtypur në drejtimin dorso-ventral. Kanë një bri në pjesën e përparme të nofullës së sipërme. Nga lart dallohen ondulacionet dhe ngjyrat, si edhe shenjat në formë rombesh që kanë në mënyrë të veçantë. Nepërkat dallohen shumë qartë, pasi gjarpërinjtë e tjerë nuk i kanë këto tipare. Kanë një sistem neurohormonal që u mundëson ndryshimin e ngjyrave në një kohë shumë...
Burimi:
javanews.al