Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

Nga viti 2029 pritet të nisë zbatimin taksa e re për ndërtesat, që do të ndryshojë formulën e llogaritjes për detyrimin dhe shkallët e saj. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë shpjegon për “Monitor” në detaje formulën e re të llogaritjes, mënyrën e vlerësimit të pronave dhe mekanizmat mbrojtës të parashikuar në projektligj. Sipas saj, projektligji nuk sjell vetëm rritje të shkallëve të taksimit, por ndryshon të gjithë mënyrën e vlerësimit të pronave, duke kaluar nga sistemi aktual i bazuar në çmimet fiskale drejt një modeli që i afrohet vlerës së tregut. Për herë të parë parashikohen lehtësi për banesën e parë, ndërsa zgjerohet edhe baza e tatueshme duke përfshirë kategori pronash që deri më sot nuk janë taksuar, trojet apo parcelat bujqësore. Së...