Shtyhet vera, ndryshon vjeshta! Meteorologia paralajmëron muaj të pazakontë me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë

Shtyhet vera, ndryshon vjeshta! Meteorologia paralajmëron muaj të pazakontë me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë

Meteorologia Lajda Porja parashikon që temperaturat e larta të mbeten prezente edhe gjatë muajve shtator dhe tetor, duke e zgjatur sezonin veror përtej afateve të zakonshme. Ajo tha se shtatori pritet të jetë i favorshëm edhe për pushimet në bregdet, ndërsa vjeshta mund të nisë me vonesë dhe të shtrihet në muajt nëntor, dhjetor, madje pjesërisht edhe në janar. Sipas Porjës, periudha e vjeshtës do të karakterizohet nga reshje të dendura dhe fenomene të forta atmosferike. Ajo paralajmëroi për rrebeshe me intensitet të lartë, stuhi detare dhe stuhi ere, të lidhura me temperaturat e larta që kanë dominuar që nga fundi i pranverës. “Parashikohet në fakt që shtatori të jetë shumë i favorshëm edhe për në bregdet, për në plazh. Presim një shtator mjaft të...