Sezoni turistik, Policia vendos kufizime për qarkullimin deri në 15 shtator
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtejn e sezonit turistik, me fokus kryesor lehtësimin e qarkullimit rrugor. Plani parashikon që duke nisur që nga 19 qershori deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda mbi 7.5 tonë në autostrada, rrugë interurbane dhe akse që lidhin zonat turistike, me qëllim lehtësimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit, kufizimet do të zbatohen çdo të premte nga ora 15:00 deri në 24:00, të shtunën dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 24:00. Masa do të jetë në fuqi edhe gjatë festave zyrtare. Nga kufizimet përjashtohen mjetet e emergjencës, automjetet e Policisë së Shtetit dhe mjetet që transportojnë mallra të domosdoshme, përfshirë produktet ushqimore që prishen. Policia apelon...
Burimi:
javanews.al