“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë
Media franceze “SciencePost.fr” i ka kushtuar një reportazh të zgjeruar historisë së bunkerëve shqiptarë, një prej simboleve më të dukshme, të periudhës së regjimit komunist. Artikulli sjell në vëmendje një prej projekteve më të mëdha të fortifikimit në Evropë, të nisur nga Enver Hoxha, ku qindra mijëra struktura betoni, u shpërndanë në të gjithë territorin shqiptar, për t’u përballur me një luftë që nuk erdhi kurrë. Shqipëria e bunkerëve: 173 mijë kupola betoni të ndërtuara për një armik imagjinar Gjashtë bunkerë për çdo kilometër katror. Kjo ishte dendësia që Shqipëria arriti në kulmin e fushatës së saj të bunkerizimit, mes viteve 1967 dhe 1985. Gjatë kësaj periudhe, në të gjithë vendin u ndërtuan rreth 600 mijë bunkerë të madhësive të ndryshme. Një shifër marramendëse për...
Burimi:
javanews.al