Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar
Himara po kalon një nga sezonet më të mira turistike të viteve të fundit, tha sot Kryebashkiaku Vangjel Tavo gjatë një interviste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV ku foli për ecurinë e turizmit dhe sfidat në qytetin bregdetar. Sipas Tavos, fluksi i pushuesve ka nisur që në muajin prill, ndërsa qershori dhe korriku janë mbyllur me kapacitetet akomoduese të mbushura. Sipas tij, krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve është rritur me rreth 30%, ndërsa gjetja e një dhome të lirë gjatë muajit gusht është bërë shumë e vështirë. Fluksi nuk po vjen vetëm nga pushuesit vendas. Sipas Tavos, këtë vit është rritur ndjeshëm edhe numri i turistëve të huaj, të cilët mbërrijnë nga vende të ndryshme të botës dhe rikthehen sërish në...
Burimi:
javanews.al