Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara
Në këto ditë të nxehta të korrikut, në rrugët e qytetit të Shkodrës ka shumë turistë të huaj, të cilët, nga pajisjet dhe çantat e udhëtimit që mbajnë, dallohen lehtësisht si adhurues të natyrës dhe turizmit të aventurës. Shumë prej tyre qytetin e Shkodrës e kanë pikënisje për të eksploruar destinacionet malore më të njohura të veriut të vendit. Sipas operatorëve turistikë, prej disa javësh, thuajse çdo ditë dhjetëra turistë të huaj interesohen për itinerare dhe guida malore. “Këtë vit e klientët janë shumë më shumë më të shumtë se vitet e tjera. Turistët vijnë prej gjithë botës. Kërkesa më të shumta prej turistëve kohët e fundit janë për të vizituar Thethi”, tha Emiljana Laçi, operator turistik. Parku Kombëtar i Alpeve, me në qendër Thethin,...
Burimi:
javanews.al