Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

Temperaturat e larta do të vijojnë të dominojnë vendin edhe gjatë kësaj jave, ndërsa në pjesën e dytë të saj pritet një valë e re e të nxehtit. Sinoptikani Hakil Osmani, në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, u shpreh se deri në mesin e javës temperaturat nuk do të arrijnë nivelet ekstreme të javës së kaluar, kur termometri shënoi 39-40 gradë Celsius. Sipas tij, në ditët e para të javës temperaturat maksimale do të luhaten nga 35 deri në 37 gradë Celsius, kryesisht në zonat e izoluara të qarqeve Elbasan, Berat dhe Shkodër. Megjithatë, nga mesi i javës e në vijim pritet një rritje graduale e temperaturave. Osmani theksoi se maksimumet do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius në disa zona të vendit. Më të prekura...