Qeveria ndryshon pullat fiskale dhe subvencionon transportin publik me 50 lekë/litër
U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e qeverisë, 13 maj. Ministrat, Petrit Malaj dhe Enea Karakaçi komunikuan vendimet e marra. Ministri i Financave bëri me dije se shumë shpejt do të ndryshojnë elementët e pullave fiskale, gjë që do jetë në funksion të sigurisë ushqimore. “Propozimet që ne sjellin janë disa risi, së pari rriten elementët e sigurisë që e bëjnë të pamundur ose ulin mundësinë e falsifikimit të tyre. Nga ana tjetër do të vendosim edhe teknologjinë track and trace në pullat fiskale, duke u dhënë mundësi autoriteteve si tatimore edhe doganore që të ndjekin produktin që nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori”, tha Malaj. Një tjetër risi, tha ai, do të jetë bar kodi (QR Code) në këto pulla. “Nëpërmjet një telefoni...
Burimi:
javanews.al