Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Rreth 29 mijë minimaturantë do të zhvillojnë sot provimin e parë të detyrueshëm, atë të lëndës së Gjuhës Shqipe. Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta (10:00-12:30), teksa nxënësit duhet të paraqiten në shkollë në orën 08:30. Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka uruar të nxënësve suksese, teksa ka theksuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mirëmbajtjen e procesit. “Rreth 29 mijë nxënës nisin sot Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, ndërsa i kemi marrë të gjitha masat nëpër shkolla që ky proces të jetë i qetë, i rregullt, korrekt dhe të gjithë nxënësit të kenë mundësi të barabarta për të dhënë...