Përfitojnë rreth 25 mijë nxënës/ BE financoi rindërtimin e 63 shkollave të dëmtuara nga tërmeti
63 shkolla dhe kopshte të financuara me fondet e Bashkimi Europian janë ndërtuar vitet e fundit në bashkitë e prekura nga tërmeti i vitit 2019. Projekti “BE për shkollat”, që nisi në 2020, përfundon në qershor të këtij viti, ndërsa numrin më të lartë të institucioneve arsimore të rindërtuara e ka Durrësi, një nga bashkitë më të prekura. Shkolla, kopshte dhe çerdhe në 11 bashkitë e prekura u rindërtuan nga e para ose iu nënshtruan rikonstruksionit, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane. Në kuadër të programit janë investuar në total 75 milionë euro nga BE, një nga buxhetet më të mëdha të ofruara për arsimin në Shqipëria. Nga ndërtimi dhe rikonstruksioni i këtyre institucioneve kanë përfituar rreth 25 mijë nxënës dhe mësues.
Burimi:
javanews.al