Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet ë ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale. Temperaturat maskimale parashikohet të arrijnë deri në 20 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 9 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 17 m/s.