Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së te fermerët, nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizëm i certifikuar. Në total sipas të dhënave të administratës tatimore, numri i fermerëve të pajisur me NIPT është 113 mijë e 470. Pas aplikimit, masa e kompensimit të TVSH-së për fermerët do të llogaritet direkt nëpërmjet vlerës së autofaturave që përpunuesi apo grumbulluesi ka lëshuar për fermerin, si blerës i produkteve bujqësore. Skema për aplikimin e përfitimit të TVSH-së te fermerët do të jetë e ngjashme me aplikimet e kompensimit për arsimin e fëmijëve, pas zbritjes së shpenzimeve në DIVA. Sipas një udhëzuesi të publikuar nga administrata tatimore fermerët e pajisur me NIPT, fillimisht duhet të identifikohen në e-Filing tek menuja “Çështje e re”, duke...