Nga Savra në “America’s Best Doctor”, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i neurokirurgut shqiptar Gentian Toshkezi (VIDEO)
Nga mjek në Savër, një fshat i vogël në Lushnjë, drejt sallave më të sofistikuara të operacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, historia impresionuese e neurokirurgut shqiptar Gentian Toshkezi, është më shumë se një histori suksesi. Është rrëfimi i një njeriu që sfidoi paragjykimet, frikën dhe vetminë, për të arritur majat e mjekësisë botërore. I vlerësuar në listën prestigjioze “America’s Best Doctor”, si një ndër mjekët “on top” në SHBA, Toshkezi sot është një nga neurokirurgët më të spikatur shqiptarë në botë. Por rruga drejt këtij suksesi nuk ka qenë e lehtë. “Do përfundosh duke bërë pica…”, këto janë fjalët që i kanë mbetur gjatë në mendje, si një paralajmërim i hidhur për të panjohurën që e priste jashtë vendit. Fillimet në Francë ishin...
Burimi:
javanews.al