“Nga ndërtimet pa leje, te krimet mjedisore e siguria ushqimore”, Hita firmos marrëveshje me Sulën
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm “Për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të koordinuar për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme dhe shkeljeve në tregun e punës, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore, barnave dhe pajisjeve mjekësore”. Me qëllim vendosjen dhe zhvillimin e një bashkërendimi të qëndrueshëm, efektiv dhe të strukturuar mes palëve, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, si dhe parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit në fushat e përgjegjësisë së secilit institucion, paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm. Përfaqësuesit e të dyja institucioneve, Drejtori i Përgjithshëm i...
Burimi:
javanews.al