Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

Tregu shqiptar i punës po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të punonjësve të huaj, të cilët po angazhohen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga shërbimet dhe industria, deri te bujqësia. Punonjës nga vende të ndryshme të botës po shfaqen gjithnjë e më shumë në ambiente si bare, restorante, biznese prodhuese, por edhe në profesione të specializuara, si inxhinierë apo staf për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, gjatë vitit 2025 janë miratuar 18,156 kërkesa online për punësimin e shtetasve të huaj. Krahasuar me vitin 2024, ky numër është rritur me 43.4%. Gjatë të njëjtit vit janë dhënë rreth 14 mijë leje pune për herë të parë për shtetas të huaj, duke treguar...