Nesër provimi i gjuhës shqipes, Kumbaro: Maturantë përjashtoheni nëse shkelni rregulloren!
Maturantët po bëjnë përsëritjet e fundit për gjuhën shqipe dhe letërsinë. Këtë të martë i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Ky testim konsiderohet më i vështiri për të rinjtë për shkak të analizës së veprave letrare, pyetjeve argumentuese, krijimit të esesë por dhe pyetjeve që matin nivelin gjuhësor. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro deklaron se tashmë ka përfunduar hartimi i tezës dhe ka nisur shpërndarja e saj në të gjithë vendin me ndihmën e Postës Shqiptare dhe Policisë së Shtetit. Ndërsa zv.ministrja e Arsimit Orjana Osmani tregon se çfarë do të përmbajë teza e provimit të gjuhës dhe letërsisë. Vetëm 20% e pyetjeve të testit janë të nivelit të vështirë për të diferencuar nxënësit më të mirë. Testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë...
Burimi:
javanews.al