Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë
Për të garantuar zhvillimin në normalitet të koncertit të Kanye West, policia ka caktuar disa kufizime në qarkullimin e automjeteve rreth zonës ku është ngritur “Eagle Stadium”, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës Më 11 korrik, nga ora 7 e mëngjesit, deri në mesnatë, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në rrugën dytësore për në hyrje të Tiranës nga kompleksi “Eiffel” deri te “Casa Italia”. Në këtë aks mund të lëvizet për dalje. Shef i Seksionit Interurban në Policinë Rrugore, Lulzim Marini tha në Report Tv se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur “Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të jetë e bllokuar nga të dyja krahët. Është menduar të bllokohet vetëm pjesa e daljes nga autostrada Durrës-Tiranë që vjen te pjesa e Agnës,...
Burimi:
javanews.al