Mësuesja në Kamëz tmerron nxënësit e klasës së parë: Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!

Mësuesja në Kamëz tmerron nxënësit e klasës së parë: Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!

Rasti i publikuar sot, më 5 maj në emisionin “Stop” në Tv Klan ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kamëz. Prindërit e nxënësve të klasës së parë kanë denoncuar sjelljen e papërshtatshme dhe problematike të mësueses kujdestare ndaj nxënësve, duke pretenduar se fëmijët ofendohen dhe bullizohen gjatë mësimit. Sipas tyre, situata është shqetësuese dhe e papranueshme. Emisioni “Stop” ka ndjekur rastin për disa ditë, duke dokumentuar episode me gjuhë fyese dhe kërcënuese nga ana e mësueses. Raportohet se ndaj nxënësve janë përdorur jo vetëm etiketime ofenduese (qorr, budalle, torollake etj.) dhe kërcënime me ndëshkime (Do ta mbush me 1-sha për Zotin! Vdeksha sot, do t’ju përjashtoj nga klasa!) por dhe mallkime të frikshme ndaj të vegjëlve (si: Vdeksh!). Qasja e saj ka krijuar...