“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

Përzgjedhja e degës së universitetit është një nga vendimet më të rëndësishme që të rinjtë marrin për të ardhmen e tyre. Eksperti i arsimit Arjan Xhelaj, njëkohësisht drejtues i Rrjetit Akademik Shqiptar, thotë se zgjedhja e tyre kërkon një ekuilibër mes dëshirave dhe meritës. Nga ana tjetër Xhelaj thotë se tregu, jo vetëm vendas por edhe ai global, po fokusohet te fushat e shëndetësisë dhe teknologjia e informacionit. Inteligjenca artificiale, e cila po përhapet me shpejtësi në shumë profesione, sipas Xhelajt është profesioni që të hap shumë dyer. Portali i aplikimit të maturantëve, U-Albania është i hapur për të hedhur të dhënat e maturantëve. Ndërsa aplikimi për përzgjedhjen e degëve në formularin A2 nis më 27 Korrik.