Marrëveshja me qeverinë, Kreu i Shoqatës së Transportit: Ja sa do jetë masa e subvencionimit
Sot, e mërkurë, 16 prill ka pasur një takim mes qeverisë dhe përfaqësueësve të transportit publik, ku qeveria ka vendour të subvencionojë karburantin për operatorët e transportit qytetas dhe ndërqytetas. Gazetarja e Klan News, Ermelinda Hoxhaj dha më shumë detaje rreth këtij takimi ku u shpreh se është arritur një marrëveshje për subvencionimin lek për litër. “Kjo është dita e dytë që është bllokuar transporti urban. Pati një reduktim të flotës së mjeteve me 40% por falë marrëveshjes që u arrit, një marrëveshje për subvencionim lek për litër e cila nuk është përcaktuar ende se sa do jetë vlera”, tha Hoxhaj. Gazetarja Hoxhaj shtoi se mënyra e subvencionimit do jetë pak a shumë e njëjta si me krizën që ishte kur nisi lufta në Ukrainë....
Burimi:
javanews.al