“La Repubblica”: Nga Tirana në Berat, Shqipëria përtej Adriatikut dhe Jonit, mes bunkerëve, vreshtave dhe qytetërimeve të lashta

“La Repubblica”: Nga Tirana në Berat, Shqipëria përtej Adriatikut dhe Jonit, mes bunkerëve, vreshtave dhe qytetërimeve të lashta

Nga Tirana moderne, me kullat e saj të reja dhe automjetet elektrike, deri te peizazhet rurale që ruajnë ende traditat e dikurshme, Shqipëria paraqitet si një vend ku e shkuara dhe e tashmja bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme. Shqipëria shfaqet si një vend kontrastesh që të befason në çdo hap. Kështu e përshkruan e përditshmja italiane “La Repubblica” udhëtimin nga Tirana në Berat, duke e cilësuar atë si një zbulim të “Tokës së Shqiponjave”, ku bashkëjetojnë fshatrat me trashëgimi osmane, rrokaqiejt më të rinj dhe surpriza të shumta. Artikulli hapet me pamje që pasqyrojnë dy realitete të ndryshme të vendit: një burrë mbi një karrocë të vjetër të tërhequr nga një mushkë në fshatrat pranë Beratit, automjete elektrike, kryesisht kineze, në qendër të Tiranës, fëmijë...