“Javë përvëluese, temperatura deri në 36 gradë”, meteorologia tregon kushtet atmosferike
Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi një javë me temperatura të larta në vend, ku termometri pritet të arrijë deri në 36 gradë Celsius. Në një lidhje për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ajo tregoi se moti do të karakterizohet nga vapë intensive, por edhe nga rrebeshe të izoluara në disa zona të vendit. Fundjava do të jetë e përshtatshme për plazh. “Sot mesdita pritet të shënojë rreth 34-35°C. Megjithatë pas mesditës kemi fuqizim të vranësirave kryesisht në zonat juglindore dhe lindore aty ku nuk përjashtohet mundësia për rebeshe afatshkurtra të izoluara. Në fakt do të jenë rrebeshe të karakterit lokal. Ajo çfarë pritet të ndodhë në vijim si kundër e kemi thënë dhe më herët vijon periudha me temperatura mjaft të larta. Edhe nesër presim një...
Burimi:
javanews.al