I bënë vaksinë teksa ishte me temperaturë, Lindita tregon rastin e së motrës: Ndenji 7 vite në spital

I bënë vaksinë teksa ishte me temperaturë, Lindita tregon rastin e së motrës: Ndenji 7 vite në spital

Një gabim mjekësor i ndodhur vite më parë ka përmbysur plotësisht jetën e një familjeje shqiptare, histori e cila u rrëfye me emocione të forta në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”. Lindita, motra e madhe, tregoi mes lotësh historinë prekëse të Irmës, e cila pasi mori një vaksinë teksa ishte me temperaturë, u diagnostikua me një formë të rëndë meningjiti. Kjo neglizhencë bëri që vogëlushja e atëhershme të kalonte plot 7 vite e shtruar në spital, pa pasur mundësi të fliste apo të ecte. Ky kalvar i gjatë vuajtjesh detyroi nënën e tyre të sacrifikonte gjithçka duke qëndruar mbi kokën e Irmës, ndërsa barra e rritjes së motrave të tjera i mbeti Linditës. Ardit Gjebrea: Motra e madhe do më tregosh pak për Irmën?...