Helmohen nga ushqimi 40 kadetët e Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital

Helmohen nga ushqimi 40 kadetët e Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit. Mësohet se menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës. Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët. Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.