“Fanpage.it”: Ksamili, mes destinacioneve më të lira e më mahnitëse në Europë
Ksamili renditet mes destinacioneve më të lira dhe më të mahnitshme për pushime verore në Evropë, sipas një artikulli të publikuar nga media italiane “Fanpage.it”, e cila ka analizuar disa nga vendet më të përballueshme për sezonin turistik 2026. Në një periudhë kur udhëtarët europianë po kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa ekonomike pa sakrifikuar cilësinë e pushimeve, Shqipëria po fiton vëmendje të shtuar në hartën turistike të kontinentit. Në renditjen e përzgjedhur nga “Fanpage.it”, Shqipëria shfaqet krahas destinacioneve të njohura si Greqia, Kroacia, Malta dhe Turqia, duke u veçuar veçanërisht për Ksamilin, një prej zonave më të frekuentuara të Rivierës Shqiptare. Ky destinacion jugor, i vendosur pranë kufirit me Greqinë dhe përballë ishullit të Korfuzit, vlerësohet për ujërat e kristalta, plazhet me rërë të...
Burimi:
javanews.al