”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike
Mes rritjes së çmimeve dhe kërcënimit nga mbingarkesa turistike, ende ekzistojnë vende në këtë cep të Mesdheut, i famshëm për ujërat e tij bruz dhe historinë antike, që ruajnë thelbin kulturor dhe ritmin e qetë të jetës, shkruan prestigjozja spanjolle “El Pais”. Shqipëria nuk është më një sekret. Prej disa vitesh, e ashtuquajtura Riviera Shqiptare është mbushur me turistë gjatë verës dhe po përsërit shumë nga gabimet që destinacione të tjera mesdhetare bënë dekada më parë. Megjithatë, bukuria e brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe Jonit mbetet e pamohueshme. Duke u nisur nga trafiku kaotik i Tiranës drejt jugut dhe bregdetit, rrugët ngushtohen, ullishtat zbresin nga kodrat dhe papritur shfaqet deti, ende i paprekur në disa vende. Këto zona ruajnë sharmin e tyre të përjetshëm; në...
Burimi:
javanews.al