Dita e sotme me kthjellime, pasditja sjell vranësira në disa zona, ja sa do regjistrohen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime, pasditja sjell vranësira në disa zona, ja sa do regjistrohen temperaturat

Ditën e sotme (8 korrik) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites në pjesnë tjetër të vendit. Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në zonën e Alpeve reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 10m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.