Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale
Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore do të sjellë në territor alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 24 °C në vendet e ulëta: 10 / 25 °C në vendet malore: 7 / 22 °C Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 25°C përkatësisht në qarqet; Lezhë, Durrës dhe Vlorë. Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Burimi:
javanews.al