Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)
Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të punës dhe në jetën personale të individit. Përveç të ardhurave, janë edhe gjashtë faktorë të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt te cilësia e punës: cilësia e kohës së punës, perspektiva dhe siguria në punë, aftësitë dhe autonomia në punë, intensiteti i punës, mjedisi social në punë dhe mjedisi fizik i punës. Të gjithë këta elementë së bashku japin një panoramë më të plotë të kushteve të punës. Sipas studimit të fundit të Eurofound, projekt i Komisionit Europian, këta shtatë tregues lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien, motivimin, produktivitetin dhe shëndetin e punonjësve. Eurofound e ka matur cilësinë e punës përmes anketimit mbi kushtet e punës dhe punën e...
Burimi:
javanews.al