Autoriteti i Dosjeve: 15 bashkëpunëtorë të Sigurimit u propozuan për tituj nderi
35 vite pas rënies së regjimit komunist, emrat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit vijojnë të shfaqen në institucionet shqiptare. Raporti vjetor i Autoritetit të Dosjeve zbulon se gjatë vitit 2025 janë identifikuar 15 raste personash me gjetje në dosje, të propozuar për funksione publike, tituj nderi, dekorata apo emërtim rrugësh e hapësirash publike. Regjimi komunist ka 35 vite që ka rënë, por ish-bashkëpunëtorët vijojnë të shfaqen në shoqërinë shqiptare. Raporti vjetor i Autoritet të Dosjeve nxjerr në pah se nga kontrollet e kryera për vitin e shkuar, kanë rezultar 15 raste që ish-bashkëpunëtorët janë propozuar për zgjedhje apo emrim në funksione të larta publike apo edhe emrat e tyre janë sugjeruar për të tituj nderi, dekorata. Nga 242 kandidatë të verifikuar, 115 prej tyre...
Burimi:
javanews.al