Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

Austria ka nisur me fitore të rëndësishme rikthimin e saj në Kupën e Botës pas 28 vitesh mungesë, duke mposhtur 3-1 debutuesit e Jordanisë në ndeshjen e parë të Grupit J. Ndeshja u zhvillua me shumë tension dhe emocione, ku austriakët u detyruan të luftojnë deri në minutat e fundit për të siguruar tre pikët. Austria kaloi e para në avantazh në minutën e 20-të, kur Romano Schmid realizoi një gol nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të forte, që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar. Megjithatë, Jordania reagoi menjëherë pas pushimit dhe në minutën e 50-të barazoi rezultatin me anë të sulmuesit Ali Oluan, i cili përfitoi nga një hapësirë në zonë dhe goditi saktë në cepin e...