AKEP kërkon ligj të ri: Materialet me dhunë ndaj të miturve të hiqen brenda 30 minutash
Gentian Sala, që drejton Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, kërkoi nga Kuvendi të mbështesë ndryshimet ligjore të propozuara nga AKEP, që detyrojnë operatorët të heqin brenda 30 minutash, materialet online që përmbajnë dhunë ndaj të miturve apo janë në shkelje të të drejtave të autorit. “Në momentin që flasim kemi sjellë tre nene për të ndryshuar në ligjin tonë në lidhje me jo thjesht që ndihmojnë piraterinë, por edhe ndërhyrjen më të shpejtë të AKEP-it tek operatorët ISP, pasi nuk mund të vazhdojë ky bashkëpunim me operatorët në formë shkresore, por duhet të kthehet në një formë më të shpejtë komunikimi elektronik dhe me afate të përcaktuara qartë. Kemi marrë modelin më të mirë të ligjit italian, i cili ndërhyn, i jep detyrim operatorëve...
Burimi:
javanews.al